-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedonia e Veriut dërgon tanke në Ukrainë

Kryesoret

Pas publikimit të disa fotove në rrjetet sociale, Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut ka reaguar duke thënë se shteti fqinj me Shqipërinë është duke dërguar tanke në Ukrainë.

Nga Ministria e Mbrojtjes thonë se bëhet fjalë për tanke të gjeneratës së tretë, të cilat me zhvillimin e teknologjisë në pak vite do të jenë jokonkurruese dhe të papajtueshme me kërkesat tona për furnizimin e një platforme perëndimore dhe përveç kësaj do të shpenzohen para për shkatërrimin e tyre në vend, që siç thonë ata, është një aktivitet i papërshtatshëm për ushtrinë.

Maqedonia e Veriut po i dhuron tanke Ukrainës, e cila u ka kërkuar partnerëve perëndimorë dhe NATO-s të ndihmojnë me pajisje ushtarake.

Nga Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut shtojnë se “në përputhje me vendimet e qeverisë, në disa raste Ukrainës i janë dhuruar pajisje ushtarake dhe se kjo është bërë në koordinim me aleatët, duke përsëritur se Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s respekton integritetin territorial, sovranitetin dhe të drejtën e vetëmbrojtjes së Ukrainës, si dhe se dënon ashpër agresionin rus”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit