Aleanca Veri Atlantike (NATO) përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me gjendjen e sigurisë ne veri të Kosovës.
Alenaca ushtarake ka theksuar se KFOR është i gatshëm të ofroj siguri për vendin.
“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, thuhet në reagim.