-sidi education-spot_img
22.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Fondet e BE-së i kalojnë inceneratorëve, ndërkohë bujqësia në krizë

Kryesoret

 Shefi i Organizimit i PD, Klevis Balliu ka publikuar dokumentet e reja të asaj që ai e quan “vjedhje”, ku fondet IPARD të BE-së për bujqësinë “shkojnë te inceneratori i Tiranës. 

“Ndërkohë që bujqësia është në krizë, çka ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve për qytetarët, duke ulur kështu edhe konsumin dhe duke rrezikuar me mijëra biznese në këtë sektor për t’u falimentuar, paratë të cilat BE akordon në ndihmë të sektorit të bujqësisë i kalojnë inceneratorëve”, shkruan Balliu.

Reagimi i plotë i Klevis Balliut

SKANDAL: INCENERATORI I VELIAJT VJEDH FONDET E BE PËR BUJQËSINË, JA DOKUMENTAT

Ndërkohë që bujqësia është në krizë, çka ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve për qytetarët, duke ulur kështu edhe konsumin dhe duke rrezikur me mijëra biznese në këtë sektor për tu falimentuar, paratë të cilat BE akordon në ndihmë të sektorit të bujqësisë i kalojnë inceneratorëve.

SHPJEGIMI I FAKTEVE;

Inceneratori i Veliajt vjedh fondet IPARD të BE.

Personi fizik E.B administrator ME TË DREJTË FIRME tek INTEGRATED ENERGY BV SPV që ka marrë me koncesion INCENERATORIN E TIRANËS.

E.B ka blerë një tokë nga INTEGRATED ENERGY BV SPV.

Më pas E.B kontakton kompaninë CONSULTTING SE PARTNERS TË STELLA GUGALLIAS, që kjo të bëjë gati dokumentat për aplikim në AZHBR për përfitimin e fondeve IPARD.
Fondet IPARD janë GRANDE TË PAKTHYESHME TË BE QË MBËSHTESIN BUJQËSINË NË SHQIPËRI.

Pasi aplikon me ndihmën e kompanisë GUGALLES që është shpallur në KËRKIM NGA SPAK PËR INCENERATORËT, AZHBR i akordon fondet e BE, fonde me mbështetje maksimale 310 mijë euro.

E.B përfaqësues me të drejta të plota dhe me të drejtë firme i kompanisë së inceneratorëve.

Fondet IPARD janë për bujqësinë, për fermerët që janë në ditët e tyre më të vështira, dhe ndihma e BE ndaj këtij sektori përpihet nga inceneratori i Veliajt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit