Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për ndërtimet në Portin e Durrësit. Ai është shprehur se ndërtimi me kompaninë ofshor të “Emarit” po vjedhin hapur dhe se kjo është një mega aferë korruptive.
“Ligji i parë i çdo hajduti është se ai kërkon të vjedhë sa më shumë.
Rasti më tipik është Edi Rama, i cili pasi është kapur në flagrancë me vjedhjen e 420 mln euro për djegësat, gjithçka me firmën e tij, vrapon të vendosë harresë këtë vjedhje, me dy megaafera të mëdha, që janë 10fishi i kësaj shume; ajo e Butrinti dhe Portit të Durrësit.
Jam këtu për të denoncuar për të shumtën herë, aferën mafioze, korruptive të Ramës me portin më kryesor, shekullor e mijëvjeçar, portin e Durrësit.
Kjo aferë vjen në dhunim me të gjitha ligjet e vendit. Rama deklaron se i ka dhënë një kompanie territorin prej 1.5 mln metra katrorë të ndërtimit aty të Dubai-city, të Dubait-Emar-Rama, ose Rama-Emar.
Dhënia pa garë është dhunim i ligjeve të vendit, por edhe atyre ndërkombëtare që Shqipëria është e detyruar t’i respektojë,” është shprehur Berisha.