Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka përgëzuar qeverinë e Kosovës për masat e marra për kundër krizës. Sula me anë të një postimi në facebook shkruan se Kosova po i jep një mësim të mirë Shqipërisë, pasi sipas Sulës, Qeveria Rama nuk po merr asgjë masë kundër krizës.
“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar sot masat e reja kundër krizës që do të përfshijnë: nga shtatori pensionistët do të marrin nga 100 euro, me nga 50 euro zyrtarët publikë, ndërsa me nga 100 euro punëtorët e ndërmarrjeve publike.
Ndërkohë në Shqipëri, kryeministri e ka mëndjen për Open Ballkan që lë jashtë vëllezrit tanë, dhe sigurisht për ti lëshuar rruspat bizneseve dhe policinë qytetarëve që kërkojnë të drejta”, shkruan Sula.