-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

4 kushte! Gjermania ka një lajm të mirë për emigrantët shqiptarë

Kryesoret

Qeveria Federale e Gjermanisë po punon për një ligj të ri që do t’u mundësojë punëtorëve të huaj të kualifikuar të fitojnë nënshtetësinë pas vetëm tre vjetësh.

Plani u zbulua nga portali gjerman i lajmeve ‘The Pioneer të mërkurën, më 7 shtator, i cili pretendon se ka parë strategjinë e re të qeverisë për punëtorët e kualifikuar.

Të mërkurën, qeveria federale prezantoi draftin e strategjisë së saj të re gjatë samitit të punëtorëve të kualifikuar në Berlin.

Në të cilin përfaqësues nga politika, biznesi dhe shoqatat diskutuan mënyra dhe masa të reja për të luftuar mungesën në rritje të punëtorëve të kualifikuar.

Qeveria, megjithatë nuk përmendi mundësinë e fitimit të shtetësisë pas vetëm tre vitesh qëndrimi në vend.

Kjo kartë e re, e cila pritet të prezantohet në vjeshtën e këtij viti, do t’i mundësojë të zhvendoset në Gjermani dhe të kërkojë punë këdo që plotëson tre nga katër kërkesat e mëposhtme;

Diplomë, njohuri të gjuhës gjermane ose të ketë jetuar në Gjermani, tre vite eksperiencë pune dhe të jesh më i ri se 35 vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit