Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino sot po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai është takuar me drejtuesit e FSHF-së dhe anëtarët e komunitetit të futbollit shqiptar.
Më pas i shoqëruar nga Armand Duka, Gianni Infantino ka shkuar në Kryeministri ku janë pritur nga Edi Rama. Në qendër të bisedës ka qenë mbështetja për sportin.
Vizita në Tiranë e shefit të qeverisë botërore të futbollit përkon me festimet për 90-vjetorin e anëtarësimit të FSHF-së në FIFA.