Ermir Shabanaj, 37-vjeçar është identifikuar nga policia si autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë mesnatës në Sarandë.
Ngjarja ndodhi para një lokali të sapo hapur në qytetin bregdetar dhe gjatë konflikti Shabanaj goditi me thikë, 35-vjeçarin Besmir Ukën. Ai përfundoi në spital ku dhe iu nënshtrua një operacioni.

Policia është vënë në kërkim të tij, por ende nuk ka arritur ta arrestoi.
Shabaaj u ndalua në qershor të këtij viti, në Tiranë nga policia pasi ai lëvizte me thikë në makinë.
“-E. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, gjithashtu gjatë kontrollit të automjetit këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë),” ka njoftuar policia aso kohe.