Avni Mecja, 27-vjeçari shqiptar, i cili vrau me çekiç bashkëshorten e tij Alexandra Elena Mocanu, 35 vjeç.
Para trupit gjykues, i riu u shpreh i penduar.
“Meçja është mirë edhe pse padyshim është shumë i sprovuar dhe i penduar”, tha avokati i tij Massimo Dal Ben.
Ai do të transferohet nga Bolzano në burgun e Trentos. Gjatë marrjes në pyetje në prokurori pas krimit, ai kishte dhënë një rrëfim të gjerë duke rindërtuar dinamikën e fakteve.
Krimi do të kishte qenë kulmi i një “përshkallëzimi të një marrëdhënie konfliktuale të lidhur edhe me xhelozinë”, kështu avokati i tij. Dal Ben theksoi se klienti i tij “u kthye menjëherë nga Shqipëria dhe rrëfeu”.