Një 23-vjeçar është i arrestuari i pestë i operacionit “Piqeras”. Ai është kapur duket transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.
Ai së bashku me 4 të arrestuarit e tjerë brenda kësaj jave, transportonin emigrantë drejt Shkodrës me qëllim që t’i kalonin në Malin e Zi.
“Në vijim të operacionit policor të koduar “Piqeras”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. N., 23 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasit P. N. (vëllai i tij), N. N., R. R. dhe K. Sh, të arrestuar më parë, gjatë dy fazave të operacionit policor të koduar “Piqeras”, për sigurimin e transportimit të emigrantëve, kundrejt fitimit, drejt Shkodrës, me qëllim kalimin në Malin e Zi, me destinacion përfundimtar vendet e BE-së,” ka njoftuar policia.
Related