-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banori: Për 30 minuta më rrethoi uji! Berisha: U përmbyti Rama me qëllim

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha mesditën e sotme ishte në Shkodër. Ai akuzoi qeverinë se i përmbyti banorët për shkak se hapi natën turbinat e HEC-it të Vaut të Dejës, portat dhe tunelin e Komanit për të shkarkuar.

Njëri nga banorët i tregoi liderit të PD-së se gjithçka ndodhi për 30 minuta. “Na prenë në besë, për 30 minuta erdhi uji dhe na rrethoi, nuk kishim mundësi të dilnim” tha ai. Për Sali Berishën kjo është histori vjedhje. “Sot po shesim energji 4 herë më lirë sesa e blemë”.

LIVE-Berisha në Shkodër: Rama-Balluku hapën HEC-et natën dhe vodhën 5 mln euro

E kam ndjekur me shqetësim dhe vëmendje zhvillimet dramatike. Erdha të shpreh mbështetjen për banorët e zonës së Gurit të Zi. Absolutisht, ky është dëshmi e një papërgjegjësie të plotë e këtyre qeveritarëve që mbrëmë kanë hapën tunelet e Komanit, derdhën nga porta e Vaut të Dejës 200 m/s dhe të gjithë këto vetëm sepse nuk dilnin nga skema e tyre e vjedhjeve.

Këto reshje kanë qenë tërësisht dhe plotësisht të parashikuara, nga IGJEUM, që ua ka dërguar në zyra këtyre qeveritarëve, që vjedhja u ka verbuar sytë. Një njoftim serioz ka bërë ka bërë stacioni meteorologjik italian që ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytje në alpet e veriut, por këto nuk kanë mjaftuar për Ramën dhe Belinda Ballukun sepse e kanë mendjen të shfrytëzojnë energjinë për të vjedhur.

Ndërkohë që importonin energji, kishin bllokuar energjinë. Thotë e bëra për të shtuar rezervat. Po ku i pate sytë ti? Njoftimet ishin për reshje ekstreme. I kishte sytë të paratë që do të vidhnin, sepse kishin prokuruar nga 14-20 nëntor 10 mln euro të importuar, të paktën 5 mln i fusin në xhep. Tani përpiqen të mashtrojnë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit