Këngëtarja e njohur, Dua Lipa “elektrizoi” skenën e madhe mbrëmë në sheshin Skënderbej. Në koncertin e saj ishin të pranishëm mijëra fansa të saj.
Edhe pse ende nuk dihet numri i saktë i ndjekësve të koncertit mbrëmë në kryeqytet, faqja “Dua Lipa Today” shkruan se në shesh ndodheshin rreth 200 mijë spektatorë.
“Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200 000 spektatorë. Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998.”, shkruhet në faqe.