-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veteranët e “UÇK”-së: Protesta nëse na hiqet pagat minimale

Kryesoret

Kryetari i veteranëve të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka paralajmëruar protesta në oborrin e Kuvendit të Kosovës nëse do të dalë për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale.

Për mes një postimi në Facebook ai ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati lidhur me çështjen e listave të veteranëve të luftës duke shkruar se ata do të ngrihen në protesta para Kuvendit kosovar.

“Nëse e kanë qëllim që të përgatitet apo manipulohet publiku e pastaj të dalë në Kuvend për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale, e them përsëri se neve do të jemi në protesta në oborr të Kuvendit. Veteranë të nderuar, invalidë e familje të dëshmorëve, të jeni të përgatitur që nëse ju thërrasim në protestë, të dilni sa më masivisht”, ka shkruar Klinaku.

Sipas tij do të ishte një veprim i mirë nga qeveria nëse buxheti do të diskutohej me qytetarët si dhe të mos bllokoheshin projektet e komunave në Kosovë.

“Sa i përket çfarëdo ligji të ri për veteranët, apo amendamentim të ligjeve aktuale në fuqi, këtë gjë e kemi thënë se kur dhe si mund të bëhet kjo, në shkresën tonë drejtuar qeverisë, prandaj po e publikoj edhe një herë shkresën që të mos manipulohet publiku,” ka shtuar kryetari i UÇK-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit