Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Ukrainë ka dënuar me 12 vjet burg një prift ukrainas pasi u shpall fajtor se kishte ndihmuar Rusinë.
Sipas prokurorëve të shtetit që nga prilli prifti kishte mbledhur informacione në lidhje me armët e mbajtura nga ushtria ukrainase.
“Armiku përdori informacionin për të përcaktuar vendndodhjen dhe për të gjuajtur objektivat”, shkruan ata në Telegram.
Qeveria e Ukrainës është ngarkuar të krijojë një ligj që ndalon kishat e lidhura me Rusinë të shpërndajë informacione të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e vendit.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se është i nevojshëm një ligj i tillë për të parandaluar që Moska të përfitojë nga informacionet.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka kryer një seri bastisjesh në famulli ku sipas Kievit ata mund të marrin urdhra nga Moska.