-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Botërori i fundit i Neymar? Braziliani u jep përgjigje polemikave

Kryesoret

Favoriti i Kupës së Botës, Brazili tashmë është jashtë Katarit 2022, pasi Kroacia bëri mrekullinë duke i eliminuar atë në penallti.

Neymar ka qene në qendër të vëmendjen gjatë këtij Botërori pasi kishte shpresa për të dërguar trofeun në Brazil pas shumë vitesh.

Por eliminimi i preu ëndrrat gjithë brazilianëve.

Mendohet se ky turne ka qenë i fundit për Neymar.

I pyetur pas ndeshjes kundër Kroacisë në lidhje me faktin se a do të jetë në Botërorin e 2026 apo jo ai u shpreh i dyzuar.

“Sinqerisht nuk e di. Nuk mendoj se është mirë të marrësh një vendim në këto momente sepse jemi të trishtuar për eliminimin,” u shpreh ai.

“Dua të kalojë pak kohë duke menduar për Kupën e Botës të radhës, duhet të mendoj a do të jem aty. Nuk dua ta mbyll derën për të luajtur me Brazilin, por as nuk mund ta them me siguri nëse do të kthehem. Duhet të mendoj pak më shumë për këtë, se cila është gjëja e duhur për mua dhe për kombëtaren”, shtoi Neymar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit