-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dërguari i Posaçëm i BE për bisedimet Kosovë- Serbi: Ka mosbesim si kurrë më parë

Kryesoret

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet mes Kosovë dhe Serbisë, Miroslav Lajçak u shpreh se heqja e barrikadave e ka zgjidhur problemin, por tensionet mbeten ende të larta.

Ai gjithashtu ka thënë se marsi është afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se niveli i mosbesimit është më i lartë se kurrë më parë.

“Besoj që e ka zgjedhur problemin, por tensionet mbesin ende të larta. Niveli i mos-besimit është më i lartë se kurrë më parë”, ka thënë Lajçak.

Ai ka kërkuar që të mos lejohet që situata të kthehet në një krizë tjetër.

“Ajo që është e rëndësishme tani, është që të mos lejohet rrëshqitja prapa në një tjetër krizë, dhe është e rëndësishme për liderët në Kosovë dhe Serbi që të nisin ta krijojnë një atmosferë të përshtatshme për diskutime produktive për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë diplomati evropian.

Lajçak po punon bashkë me SHBA-në dhe NATO-n në kuadër të përpjekjeve diplomatike mes mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se përpjekjet nuk do të ndalen duke thënë se muaji mars i vitit 2013 është afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje.

Politico ka shkruar se bashkësia ndërkombëtare është duke ndjerë një urgjencë për ta zgjidhur mosmarrëveshjen ballkanike duke marrë parasysh nevojën e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit në mënyrë që ta largojë nga BE.

Sipas vlerësimit të mediumit në këto rrethana marrëveshja finale duket larg./ Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit