-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plani për vrasjen e kreut të LDK-së dhe tre deputetëve, Zemaj: S’kam asgjë personale me askënd!

Kryesoret

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka zbuluar detaje lidhur me planifikimin e atentatit ndaj tij dhe Lumir Abdixhikut, Avdullah Hotit dhe Arben Gashit.

Zemaj është shprehur se motivet e këtij atentati janë politike, pasi siç tha ai, nuk ka asgjë personale me askënd, raportojnë mediat në Kosovë.

“Gjithçka ka qenë në koordinim me policinë e Kosovës, gjatë këtyre 24 orëve ka dalë si informacion dhe është bërë publike këtë fazë pak më të hershme. Nuk po dua të jem i rezervuar jam jurist me profesion dhe dua t’i ruaj disa gjëra derisa të ketë prononcim nga policia e prokuroria. Nëse ekziston një mendësi në Kosovë se dikush duhet të eliminohet politikisht se përse është kundërshtarë I dikujt këtu në Kosovë ose pse i takojnë LDK-së, e shihen si kuadro që mund të udhëheqin të ardhmen me Kosovën kjo s’do koment. Nëse ata evidentohen sigurisht ata duhet trajtohen edhe në aspektin personal. Nga ajo çka është thanë motivet mund të jenë puro politike, sepse privatisht nuk kemi asgjë me askënd”, ka thënë Zemaj.

Ditën e djeshme u raportua se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe 3 deputetë të kësaj partie ishin objektiv i një atentati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit