-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U sulmua nga një tufë qensh pranë shtëpisë, ndërron jetë 7-vjeçari në SHBA

Kryesoret

Një djalë 7-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Idaho të SHBA-së pasi u sulmua nga një tufë qensh.

Nëna e tij ka shpëtuar dhe ndodhet në spital me plagë të rënda.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Fort Hall ku 4 qen – dy Rottweiler dhe dy qen të tjerë- sulmuan djalin e vogël që kishte dalë për të luajtur në rrugë jashtë shtëpisë ku ai jetonte.

Kelani doli në rrugë dhe disa minuta më pas nëna e tij e gjeti të shtrirë me fytyrë përtokë, duke e sulmuar qenve gjakatarë.

Pa u menduar, vrapoi në vendngjarje, u fut në mes dhe u shtri mbi të birin për të pranuar  kafshimet e qenve në tentativë për të mbrojtur 7-vjeçarin. Por që nuk ia doli.

Kellan dhe Emily Islas u dërguan menjëherë me autoambulancë në Qendrën Mjekësore “Portneuf”, ku djali i vogël u konstatua i vdekur.

Autoritetet lokale eutanizuan qentë duke zbatuar ligjin lokal të kontrollit të kafshëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit