-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e FBI-së dhe lidhja me Ramën, Meta: Prisni, do të dalin gjëra më të rënda

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot se Edi Rama nuk do të shpëtojë pa dhënë llogari në Shqipëri për dosjen e skandalit në SHBA ku rezulton se është përmendur edhe emri i tij.

Ish-presidenti paralajmëroi se në vazhdim do të dalin gjëra edhe më të rënda për lëvizjet që ka bërë Edi Rama.

Edi Ramën ta bëjmë shembull. Ka cenuar sigurinë ndërkombëtare edhe të NATO-s sepse duke korruptuar zyrtarë të tillë të lartë pa asnjë diskutim ka kryer një cenim të sigurisë sonë kombëtare, por edhe ndërkombëtare.

Do të ketë edhe gjëra të tjera edhe më të rënda. Ky është një regjim i kalbur dhe i pa shpresë. Në Shqipëri ai do të përgjigjet deri në fund.

Ky që llapte “rublat ruse”, duhet të mbajë përgjegjësi për depërtimin e kapitalit rus, të njerëzve të lidhur me Putinin në Shqipëri.

Kapitale të dyshimta për të mbajtur pushtetin e tij. Ky është një nga nxitësit kryesorë të ndarjes së Kosovës, që dështoi nga rezistenca brenda dhe jashtë” tha ai.

Meta: Unë isha në 3 porositë e para që Rama i dha McGonigal

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit