Policia italiane ka arrestuar një 29-vjeçare shqiptare me inicialet A. G pasi u kap me 18 doza kokaine.
Shqiptarja doli dje para gjykatës për veprën e kryer.
Policët e njohin 29-vjeçaren pasi ajo kishte qenë e lidhur me një tjetër shqiptar i cili ishte arrestuar për drogë nga Skuadra e Pesaros në vitin 2017.
29-vjeçarja kishte shkuar disa herë në Pesaro kohët e fundit prandaj policia vendosi të fuste targën e makinës së saj në sistemin e kontrollit të lidhur me kamerat në hyrje të qytetit për të kuptuar se kur do të rishfaqej.
Në makina e saj të tipit “Renault” rreth orës 19:00 arriti në Cattabrighe. Aty e ndaluan agjentët e Antidrogës.
Nga kontrolli i kryer u zbuluan 18 pako kokainë të fshehura brenda çantës.
Kokaina do të shitej me pakicë për rreth 80 euro për gram.
Gruaja nuk ka bërë rezistencë dhe është arrestuar. Më pas ajo ka pranuar fajin.
Gjyqtari e la të lirë pas bashkëpunimit të saj me policinë por i vendosi ndalimin e qëndrimit në rajonin e Marches.
Gjykimi i saj u shty për 3 shkurtin e ardhshëm.