Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta denoncoi edhe njëherë sot skandalin e dosjes “McGonigal” ku përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama. Ish-presidenti duke cituar shkrimin e “New York Times” thotë se ish-agjenti ndërmori hapa për përfitime personale të Edi Ramës dhe jo të dy agjencive.
“New York Times” ka bërë një shkrim të posaçëm dedikuar këtij skandali dhe përfshirjes së Shqipërisë përmes kryeministrit duke e ilustruar me një foto nga ai vetë këtë artikull. Sipas prokurorëve, ky agjent ndërkohë që ishte në FBI ka zhvilluar një marrëdhënie me Ramën dhe ka ndërmarrë hapa për përfitimet e këtij politikani.
Gjithashtu në artikull shkruhet një person me njohuri nga dosja thotë se McGonigal ka përdorur numrin e telefonit dhe e-mailin zyrtar për çështje të lidhura për përfitime të këtij politikani. “NYT” pohon se personi A vazhdoi ti çonte McGonigal informacione kundër opozitës që vinin nga zyra e kryeministrit.
Edi Rama e cilëson Shqipërinë si pronë të tij duke dhënë shpimin e puseve të naftës sipas interesit të tij. Mbrëmë tha se ka lënë takim me zyrtarin e lartë vetëm me një SMS dhe tha se nuk kishte pse të kishte dijeni ministria e Jashtme apo ambasada jonë apo e tyre në vendin tonë, por persona privatë” tha ai.