-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incidente në një hotel refugjatësh në Liverpool, 15 të arrestuar

Kryesoret

Policia në Liverpool ka bërë 15 arrestime pas incidenteve të dhunshme jashtë një hoteli ku strehohen emigrantë dhe refugjatë që kërkojnë azil. Mes të arrestuarve ishte edhe një djalë 13-vjeçar.

Një polic dhe dy civilë kanë mbetur të plagosur lehtë gjatë incidenteve të ndodhura në orët e vona të së premtes.

Ndërkohë, siç vëren BBC, një furgon policie i është djegur.

Të arrestuarit, 13 burra dhe dy gra, janë të moshës nga 13 deri në 54 vjeç.

Më herët ka pasur një protestë paqësore, por edhe një kundër mbledhje paqësore jashtë hotelit. Policia ia atribuoi incidentin “trazirave” të cilët mbërritën në vendngjarje me çekiç dhe fishekzjarre.

Shkak i demonstratës kundër emigrantëve është bërë një incident i publikuar në rrjetet sociale. Policia ka konfirmuar se po heton raportimet e një burri, rreth të 20-ave, duke bërë lëvizje të pahijshme ndaj një vajze adoleshente.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit