Komisioni i Etikës në Kuvend u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e PS-së për përjashtimin e pesë deputetëve të PD-së, mes tyre Sali Berisha.
Flamur Noka dhe Belind Këlliçi gjatë një deklarate për mediat publikuan videot e sjelljes së PS-së kur ishte në opozitë që sipas tyre shkonte në parlament me bilbila dhe vuvuzela.
“As Nikolla dhe as “Ramë Gonigali” nuk do i mbyllin gojën opozitës. Pa fjalën e lirë parlamenti nuk mund të ekzistojë.
Ne do të çojmë zërin e votuesve në parlament. Sa herë do të na bllokojnë fjalën, sigurisht që ne do të gjejmë metoda për të folur.
Asnjë rregullore nuk është thyer nga asnjë deputet. Këta (soclialistët) vinin me bilbila dhe vuvuzela. Opozita respektohej.
Kur ishin në opozitë vetë hynin me megafonë. Nesër do të ketë protestë brenda dhe jashtë parlamentit.
Për cfarë përjashtohemi? Për një mbajtëse telefoni (që kishte Këlliçi) dhe një bilbil? Nesër do të shkojmë në parlament” tha Noka dhe Këlliçi.