Veprimi i tij tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave botërore, pasi shumëkush mund të mos kishte parë ndonjëherë një veturë të vogël, të ngarkuar në fillimi në fund plot e përplot me batanije, jorganë, çarçafë, jastëkë e kuti plot me rroba.
Nuk ishte aspak një skenë filmash, por gjithçka e vërtetë në rrugët e kryeqytetit azerbajxhanas, ditën kur dy tërmete fatale u morën jetën mijëra personave në Turqi e Siri.
Ai ishte një njeri i thjeshtë, i varfër, por me një zemër të madh. Bëhet fjalë për Server Besirli, i cili u kthye në simbolin e këtyre ditëve të rënda për historinë e Turqisë, por jo vetëm.
“Elimizden gelen buydu… Biz de deprem yaşadık, o duyguyu iyi biliyoruz.”
Azerbaycanlı gazeteciler, Bakü’de çekilen ve viral olan yardım fotoğrafındaki ‘gönlü geniş’ kardeşlerimizi buldu.pic.twitter.com/HIzg3tdDph
— Sporxtv (@sporxtv) February 9, 2023
Sapo mori vesh lajmin, ai shkoi në banesën e tij modeste, mori gjithçka kishte, i ngarkoi në automjetin e tij dhe u nis drejt e për në Turqi, për t’ia dhuruar gjithçka kishte njerëzve në nevojë atje.
E duket se gjithë kjo mirësi atij i është kthyer mbrapsht, pasi një biznesmen bamirës vendosi që t’i dhurojë Serverit një automjet krejt të ri, në shenjë mirënjohjeje ndaj asaj që ai bëri për popullin turk.
Automjetin e mori në dorëzim babai i Serverit, Rasimi, pasi heroi i ditës është ende në Adiyaman.