-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti në Turqi, Blinken njofton ndihmë shtesë prej 100 milionë dollarësh për të prekurit

Kryesoret

Shefi i diplomacisë amerikane shprehu mbështetjen për Turqinë e goditur nga tërmeti gjatë vizitës së tij në vend.
Sekretari i Jashtëm, Anthony Blinken njoftoi një ndihmë shtesë prej 100 milionë dollarësh për të prekurit nga tërmeti që ka vrarë më shumë se 46,000 njerëz në vendin fqinj dhe Siri.

Blinken mbërriti në Turqi nga Mynihu ku mori pjesë në Konferencën e Sigurisë, në bazën ajrore Incirlik në pjesën juglindore të vendit.

Pikërisht nga kjo bazë, ku janë stacionuar rreth 1500 ushtarë amerikanë, një pjesë e ndihmave humanitare, kryesisht amerikane, kanalizohet në zonat e prekura nga tërmeti 7.8 ballë i 6 shkurtit.

” Kur të shohim shkallën e dëmtimit, numrin e ndërtesave, numrin e apartamenteve, numrin e shtëpive të shkatërruara, do të duhet një përpjekje e madhe për t’u rindërtuar dhe ne jemi të përkushtuar ta mbështesim atë përpjekje,” tha Blinken .

Sekretari amerikan i shtetit pritet të takohet me zyrtarë ushtarakë dhe të tjerë që koordinojnë ndihmën e SHBA.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të mbledhur një miliard dollarë për Turqinë.

Blinken në mbrëmje do të shkojë në Ankara ku nesër do të takohet ndër të tjera me presidentin Recep Tayyip Erdogan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit