Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Krumë -Kukës në vendin e quajtur “Qaf Tobli” ku si pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja 61-vjeçare.
Drejtuesi i makinës të tipit “Volkswagen Passat” me iniciale Z. S. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e shoferit 61-vjeçarja me inicialet F. S.
Shoferi është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.