Zbardhet dëshmia e 40-vjeçares Mariana Gurakuqi, që u plagos me thikë nga i tmerrshmi, Dan Hutra.
Ajo ka treguar se ka pasur njohje të mëparshme me autorin Dan Hutra. Ky i fundit i ka shkuar në biznesin në Astir dhe i ka kërkuar lekë.
Sipas gruas, ai i merrte shpesh herë lekë borxh. Por duke qenë se ketë herë kishte refuzuar t’i jepte, 40-vjeçari e plagosi atë me thikë.
Fillimisht Gurakuqi nuk ka bërë kallëzim për plagosjen, por kur ka shkuar në spital, mjekët kanë njoftuar policinë.
Gurakuqi pranon se me thikë e plagosi Dan Hutra.
Hap pas hapi! Si i vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera krimineli i tmerrshëm në Tiranë?