-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Foli grave në shtëpi kështu!’, bashkëshortja e Armaldos reagon pas fjalëve të Zhaklinës

Kryesoret

Bashkëshortja e Armaldo Kllogjerit, Aida, ka reaguar pas ‘përplasjes’ që pati konkurenti i BBV me opinionisten Zhaklin Lekatari gjatë spektaklit të kaluar.

Në një status në profilin e tenorit, që ajo vetë e menaxhon aktualisht, shkruan se e respekton Zhaklinën dhe nëse ajo e mendon se ka thënë diçka gabim, ka aq karakter sa të kërkojë falje.

Ajo kërkon që njerëzit mos të mbireagojnë dhe se me opinionistët mund të sqarohen privatisht. Në një moment gjatë spektaklit, Zhaklin i është drejtuar Armaldos me shprehjen ‘foli grave që ke në shtëpi kështu!’

Ndërkohë, Dea dhe Kristi mendojnë se Luizi po e mban të ingranuar Maestron për ta dërguar atë në finale. Sipas tyre, ata po mbajnë njëri-tjetrin në shtëpi, duke debatuar, por edhe duke bërë batuta. Por, mendimi i tyre u kundërshtua nga Olta.

Sipas saj, Armaldon po e mbajnë shpatullat e veta aty dhe jo loja e Luizit. Ajo shtoi se edhe nëse Luizi nuk merret më me Maestron, ai prapë do të shkojë në finale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit