Sot Gjykata e Apelit i hoqi vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës dhe ia dha grupit të Enkelejd Alibeajt që ditën e hënë do të dorëzojë në KQZ kërkesën për regjistrim për zgjedhjet lokale.
Ndërkohë që dosja ishte në Apel, Enkelejd Alibeaj vijonte në disa bashki prezantimin e kandidatëve.
Më poshtë “5pyetjet.al” po ju sjell disa nga kandidatët që ka prezantuar Alibeaj dhe me të cilët do të kandidojë në zgjedhjet e 14 Majit me logon dhe vulën zyrtare të PD-së.
Kandidatët e Sali Berishës që dolën nga primaret pritet që të kandidojnë nën siglën e koalicionit me Partinë e Lirisë.
Disa nga kandidatët e grupit të Alibeajt për bashkitë
Mallakastër-Agron Kapllanaj
Florian Qama-Poliçan
Ilirjan Koxhaj-Kuçovë
Bilbil Bajraktari-Kamëz
Sandër Marku-Lezhë
Sabah Sheta- Krujë
Naim Gazidede-Dibër
Genc Doçi-Kurbin
Dritan Sula-Dimal
Pranvrea Rizaj-Patos
Klomentina Drini-Vaun e Dejës
Eriselda Çelaj-Fier
Bujar Vreto-Librazhd
Këta janë tre gjyqtarët që i hoqën Berishës vulën e PD-së nga dora









