Ish-ministri Genc Pollo ka reaguar pas vendimit të Apelit në lidhje vulën e Partisë Demokratike. Në një postim në facebook Pollo e quajti Gjykatën e Apelit një dorë e zgjatur e kryeministrit Edi Rama për të goditur PD dhe pluralizmin në vend.
Reagimi:
Një njoftim i keq e i shëmtuar erdhi sot nga Gjykata e Apelit; e cila u shfaq si dorë e zgjatur e Edi Ramës për të goditur Partinë Demokratike dhe pluralizmin. E megjithatë nuk është momenti për të vajtuar logon dhe emrin e partisë. Ato do të korrigjohen një ditë tjetër.
Siç do gjëndet nje zgjidhje e përkohshme për nesër e tutje.Nuk ja vlen barra qeranë as t’u zëmë emrin në gojë atyre që morën peshqesh logon dhe emrin; sepse mund të ulemi në nivelin e tyre.
Fokusi ynë është fushata bashkiake me në ballë kandidatët tanë të mrekullueshëm. Aty do e gjejme forcën, drejtësinë e lirinë! Në 14 maj!