-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Asnjë vendim gjykate s’e zgjidh krizën brenda PD-së

Kryesoret

Edi Palokës me respekt!

I dashur Edi, po e vertete unë jam një nga ata që kam dhënë doreheqjen time modeste nga funksionet e PD dhe po kaq ja kam kerkuar që ta bëjë atë edhe Lulzim Basha.

Ju qe keni vite aty brenda në PD mund t’i ke i quajtur të pamerituara e të nxituar postet që me besuan por kjo s’me ka penguar t;i jem mirnjohes Bashes kur mi ka besuar dhe Keshillit Kombetar kur me ka votuar. Kesisoj ka vepruar edhe Grida Duma.

Dorheqjen ja kanë kerkuar shumë nga grupi. E bëmë këtë duke gjykuar 9 vitet e tij në drejtimin e PD dhe të opozites kryesisht deshtimet dhe mos bërjen e një beteje parimore me Sali Berishen që kur e perjashtoi nga grupi i PD.

Nese dikush më pyet mua mund të them se disa epitete Basha i meriton vetem me Sali Berishen dhe jo me ne të tjeret se produkt i tij qe!

Ti e di si u prish gara me Olldashin që të fitonte Basha e si ky i fundit u shpall besëprerë kur e preku në paktet mes tyre.

Andej nga unë e ti jemi edukuar kulturalisht, është një kod që na meson që sekush e njeh vetin për burrë dhe i drejtohet “a je sinje burrë”!

Në këtë kontekst une nuk njoh vetem një njeri per burrë, as dy, por shumë. PD per turp e me kosto të medha per vendin e veten hyri në “lufte civile”. Une ja kam kerkuar Bashes dorheqjen pa kushte dhe jo një hap pas. Une besoj që çdo tentative e tij për të marrë partine e mbetur është e pa moralshme.

Asnjeri prej nesh pas shumë vitesh mbeshtetje s’i ka asnjë borxh. Do ishte një dëm i madh dhe shnderrim karrikaturial kthimi. Qenka ende kryetar në gjykatë? Në pamje të parë me duket batakçillek e hile. Yçklata juridike s’i di.

Në njëjten kohe sa do që mund të jemi nxituar e gabuar në deklarata emocionale të gjithë ngapak personalisht se kam bërë këtë që të rikthehej Sali Berisha. Nuk me ka munguar respekti per Sali Berishen edhe mua si vdekatar i zakonshem se e di qe do pyesesh nen zë, kush jam unë që respekti a jo per Berishen paska rendesi? Respekti im ka qënë kritik jo ideolatrik as idhujtar.

Në keto 32 ka momente sublime që meriton nderim. Po nuk mund të jetë ai zgjidhja paçka se nje pjese demokratesh e ndjekin me spazem.

Nuk mund të jetë se kam dhënë gjithçka ka ditur dhe ka marrë çfarë i ka takuar a më shumë. Nuk mund të bëjë asgjë më ndryshe. Nuk e rishpik më vetveten as kohe per ta bërë.

PD e tij a Foltorja është diçka e parë nder vite, me ata grusht besnikesh, disa të fisem disa folklorike në pergjithsi të gjithe të bindur pa mendim kritik, pa risi!

Duan atë gjënë aty per vete, s’ka gjë edhe të vogel po ata që ti i njeh tre kater anipse banale e jo shumë civile.

A duhet që të strapacohen kaq shume demokratet per kete shpurë? Odiseja e Sali Berishes ndan e bashkon për menyren si e ka menaxhuar këtë vit të veshtirë dhe si është ringritur. Mua me duket fundi i botes politikisht duke folur që një pjesë e madhe e partisë sonë per fatin personal të Sali Berishes të jete në konflikt me administraten amerikane dhe atë perendimore. Asnjë politikan e ambasador perendimor se takon Berishen? Nuk me duket gjë e vogel. Ne perendimin kemi zgjedhe model jo Enverin me Kastron. Madje vete Berisha ka kontribuar që diktatura të shëmbet me idolet e vet.

Po i kerkuam doreheqjen Bashes dhe ja dolem qe de facto ta japë jo për të lehtesuar revanshin e një grupi në krye të foltores mbi strukturat e partisë dhe mbi deputetet. Sa herë na është thënëe shpejtoni , thirrja e fundit se nuk ka më vënd! I ke parë si sillen si komisare idiotë ndonjë? Pastaj ç’ pune kanë në një parti politika familjaret e shefit apo e kalojmë se hajt jemi në Shqiperi!!? Partia pronë nuk është model frymëzues.
Nejse kjo është histori. Perballë kemi pushtetin me agresiv të ketyre viteve me larmi mjetesh ndikuese e deprimuese.

Nga një anë demokratë, shumë demokratë, pa “parti”, nga tjetra ” parti” me disa demokratë. Turp e dem që shkuam në gjykatë. Asnjë vendim i gjykates nuk do e zgjidhte krizen tone se ajo nuk është juridike po politike dhe morale. Në të dy anet ka demokratë që duhen bashkuar, asnje nuk duhet nenvleftesuar , të gjithë bashkë nuk mjaftojnë na duhen dhe shumë të tjerë.

Gjuha që po perdoret po i fal njerez Edi Rames. A me perfaqeson sot Sali Berisha si udheheqes !? Sot jo më pa i heqe në ashkel si opozitar i fortë dhe intelektual me spikamë! A më perfaqeson Lulzim Basha? Aspak dhe se di ne me ka perfaqesuar ndonjehere ndersa per Berishen e di, disa here.

A është Berisha politikani me i zoti që ka patur e djathta keto 33 vite!? Sigurisht qe po, por të jesh i zoti s’do të thote se ke bërë gjithçka mirë e ëndë më tani ku gjithçka duket keq.

Berisha duhet të mbyllë shkollen politike dhe të gezojë jeten e tij ndersa Basha nuk pat kurrë shkolle politike. I mbetet të shijojë jeten. A mund të kete vene dore qeveria në punet tona? S’kam ndonje fakt por e besoj aprirori. Po nese ne nuk behemi palë për interesat e Sali Berishes dhe Lulzim Bashes çdo gjykate na merr te keqen. Zgjidhja duhet kerkuar pertej tyre jo tek njëri kunder tjetrit edhe pse nuk peshojnë njesoj. Ata në hije mund të jenë ende të dobishem.

A jam unë demokrat per zgjedhje kulturë e histori? Besoj po por pa doza të forta militantizmi dhe bindjeje ndaj kam zgjedhur te mos besoj më as të Berisha as të Basha duke i respektuar te dy per cfare kane bere mire, te parin me shume të dytin me pak dhe duke i percmuar per gjemen që i bënë dhe po i bëjnë PD-së, flas per perçimim politik dhe jo njerzor.

Bashkimi është pak është vonë duhet opozite e re në menyre që shqiptaret mos të kenë pendesë të vinë pas. Do fajsojmë njeri tjetrin per 14 Majin, do shahemi siç ka nisur , Edi Ramen po e po , kudo ka të vertetë po e verteta e madhe është faji jemi ne që nuk pranojme verberinë tonë dhe nuk sherohemi nga urrejtja.

Te fala miqesore

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit