Dy të rritur dhe një fëmijë u vranë pasi disa hajdutë hyrën në një shtëpi mbrëmjen e së dielës në Illinois, sipas policisë.
Policia e Bolingbrook tha se ata morën një telefonatë nga një familje në orën 20:15, kur shkuan atje ata gjetën katër individë të plagosur me armë zjarri.
Një burrë, një grua dhe një fëmijë u vranë dhe një grua tjetër u plagos, thanë zyrtarët.
Më vonë të dielën në mbrëmje, Policia e Bolingbrook raportoi se kishte gjetur dhe ndaluar një të dyshuar për të shtënat.
Sipas disa dëshmitarëve ata ishin duke u kthyer në shtëpi kur papritur dëgjuan të shtëna, kjo ngjarje ka shokuar banorët pasi është një zonë e qetë pa asnjë probleme.
Bolingbrook është një periferi afërsisht 30 milje nga Çikago me më shumë se 73,000 banorë, sipas të dhënave të Regjistrimit.
Një nga qytetet më të pasura në Midwest, Bolingbrook ka një të ardhur mesatare familjare prej 97,371 dollarë dhe një vlerë mesatare të shtëpisë prej 242,600 dollarë.