-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ U kap brenda shtëpisë së barit, dënohet i riu shqiptar në Angli

Kryesoret

Autoritetet angleze kanë dënuar shqiptarin 21-vjeçar Bernard Cera pasi është kapur duke u kujdesur për një shtëpi bari.

I riu shqiptar u dënua me 14 muaj burg. Cera pretendoi se po punonte për të shlyer një borxh prej 10,000 paundësh dhe se familja e tij kishte marrë kërcënime.

Më 19 dhjetor të vit të kaluar 21-vjeçari  u përpoq të arratisej nga policia, pas bastisjes së shtëpisë së barit.

Për t’i shpëtuar burgut, ai u arratis nga banesa duke u ngjitur përmes një dritareje, por më vonë u gjet nga efektivët, i fshehur nën disa thasëve plehrash.

Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi 230 bimë kanabisi të madhësive të ndryshme. Po ashtu u gjetën llamba dhe fidanë të tjerë, gati për kultivim.

Cera do të vuajë gjysmën e dënimit në paraburgim përpara se të merret një vendim nga Ministria e Brendshme për të drejtën e tij për të qëndruar në Britani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit