-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gledian Llatja “hap thesin”, 12 milionë lekë për fishekzjarrë

Kryesoret

Bashkia e Elbasanit nuk njeh krizë. Bashkia e drejtuar nga Gledian Llatja pak ditë më parë ka firmosur një tender me vlerë 12 milionë lekë (1249167,00) pa TVSH për blerje fishekëzjarresh.

Tenderi u zhvillua në mungesë totale konkurrence duke ngjallur dyshime të forta që forcohen akoma më shumë nga fakti që u fitua “kokë më kokë” në vlerën limit me të njëjtat shifra.

Fitues u shpallën bashkimi i operatorëve “ALBAFIRE works” sh.p.k – “Albafire” shpk. Fishekëzjarrët do të përdoren për Ditën e Verës, mbrëmjen e 13 Marsit 30% dhe 70% për natën e ndërrimit të viteve.

E çuditshme, por e vërtetë, Llatja ka firmosur tender për fishekëzjarrët për natën e ndërrimit të viteve 10 muaj përpara se të vijnë festat.

Por edhe në një kohë që përpara janë zgjedhjet dhe nuk dihet nëse do të rikandidojë. Gjithsesi, një gjë është e sigurt; fishekzjarrët për natën e ndërrimit të viteve pas 10 muajsh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit