-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot skadon afati, dosja drejt KAS-it, PD rrezikon zgjedhjet e 14 Majit

Kryesoret

Mesnatën e sotme skadon afati që kryetari i KQZ-së i vendosi PD-së zyrtare me Lulzim Bashën kryetar që të dorëzojë brenda 48 orëve dy dokumente për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 Majit.

Së pari një autorizim të freskët, ku të përmendet që bëhet fjalë për zgjedhjet e 14 Majit konkretisht dhe së dyti deklaratën solemne që kanë detyrim të firmosin të gjithë kryetarët e partive.

Deklarata solemne përmban angazhimet mbi zbatimin e ligjit dhe, sipas Ilirjan Celibashit duhet të nënshkruhet nga kryetari i partisë, në këtë rast nga zoti Lulzim Basha dhe jo nga i deleguari i tij, Alibeaj.

Nëse nuk plotësojnë dy kushtet, Celibashi tha se nuk do ta regjistrojë PD-në në zgjedhje. Por Enkelejd Alibeaj ka sfiduar KQZ-në duke thënë se nuk do të plotësojnë asgjë në dokumentacion dhe se do ta ankimojnë vendimin në KAS dhe më pas beteja pritet që të vazhdojë në Kolegjin Zgjedhor.

Ne i kemi plotësuar detyrimet tona lidhur me regjistrimin dhe presim që KQZ të zbatojë ligjin, dhe të regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore”, tha Alibeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit