“5Pyetjet.al” publikoi sot një tjetër video nga aksidenti i tmerrshëm i mbrëmjes së të enjtes në Sauk, ku tre të rinj vdiqën pasi “Audi” me të cilin po udhëtonin fluturoi nga mbikalimi duke rënë mbi kofanon e një tjetër makine “Honda”.
Shkaku kryesor i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia. Nga pamjet duket se “Audi” ka qenë me shpejtësi dhe në momentin që po shkonte drejt rrethrrotullimit 19-vjeçari Klevis Ruçaj tenton të frenojë, sikur duket nga dritat e frenave që pulsojnë në pjesën e pasme të makinës.
Nuk përjashtohet pista që problemi të ishte te sistemi i frenimit të mjetit. Por kjo nuk justifikon shpejtësinë e madhe. Megjithatë në konkluzione finale zyrtare do të dalë hetimi nëse ka pasur shenja frenimi në rrugë.
Nëse në rrugë nuk ka pasur shenja atëherë sistemi i frenit nuk ka punuar pavarësisht tentativës së të riut sikur duket në video nga pulsimi. Ruçaj vdiq bashkë me dy vajat që ishin në makinë Sikela Përroj dhe Erisilda Abedini.
“5Pyetjet.al” publikon videon e re! Me dy vajza në timon, si fluturoi i riu me 200 km/h në Sauk?