-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iu arrestua kryebashkiaku, Rama: Do ta përmbysim sistemin e tenderave

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në Tiranë pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asociimit me Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi se reforma në drejtësi ka dhënë rezultate të prekshme. Pa e përmendur me emër, por referuar rastit të fundit, arrestimit të kryetarit të bashkisë së Bulqizës për një tender 3 milionë euro, Edi Rama tha se qeveria po punon për të përmbysur sistemin e prokurimit.

SHBA dhe BE i kanë ofruar Kosovës, Serbisë, rajonit, gjeneratave të tjera, një rrugë të re, një portë të hapur të së ardhmes në paqe dhe një kohë tjetër për të arritur në njohjen reciproke.

Duke folur për Shqipërinë, ne jemi shumë të lumtur që të konstatojmë që gjërat kanë shkuar sipas parashikimeve, nuk kemi asnjë vonesë dhe mund të konstatojmë ecurinë e reformës në drejtësi, që ka filluar të japë fryte domethënëse, nuk është fushë me lule, ka ferrat dhe gropat e veta, por një gjë është fakt, që në Shqipëri po ndodh ajo që deri pak kohë më parë nuk e imagjinonte.

Drejtësia në Shqipëri, SPAK po godet njerëz, individë të lidhur me pushtetin apo jo, sikur nuk ka ndodhur kurrë më parë. Koha e paprekshmëve dhe të strehuarve në ombrellën e pushtetit ka mbaruar. Nëse ka punë me drejtësinë duhet të marrë avokat. PS dhe qeveria nuk ofrojnë shërbime avokatie për askënd.

Ne duam të hyjmë në një fazë të re me prokurimet publike që do të përmbysë sistemin. Heqja e prokurimeve nga duart e institucioneve është objektivi ynë. Nuk do të ketë më zyrtarë të lartë që do të kenë lidhje me prokurimet publike” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit