Bashkimi Evropian ka njoftuar se së shpejti pritet që kryediplomati evropian, Josep Borrell do të mbajë konferencë për të treguar rezultatin e takimit në Ohër.
Kujtojmë se takimi i sotëm për zbatimin e një propozimi të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, ka nisur sot paradite me takime të ndara të Kurtit e Vuçiçit me ndërmjetësit e BE-së, Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak.
Ndërsa takimi Kurti-Vuçiç-BE ka nisur pas orës 14:00 dhe ai po vazhdon ende.
Pas një pauze mbi një orëshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë rinisur bisedimet nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë.
BE-ja më herët tha se Kurtit dhe Vuçiçit do t’iu prezantojnë një “plan të konsoliduar” të zbatimit të këtij propozimi, që synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare.
You must log in to post a comment.