-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Belgjikë, arrestohen 18 persona

Kryesoret

Autoritet belge kanë shkatërruar një grupeve kriminale shqiptare në Evropë duke arrestuar 18 persona.

Për kryerjen e arrestimeve janë dashur rreth 21 kontrolle në Liège, Seraing, Saint-Nicolas, Grâce-Hollogne dhe Jemeppe të Belgjikës.

“Aksioni bëri të mundur konfirmimin e ekzistencës së një trafiku të mirë organizuar të kokainës dhe kanabisit në një periudhë të paktën katërvjeçare,” tha Prokurori i çështjes.

Kërkimet çuan në sekuestrimin e 800 gr kokainë dhe produkte prerëse të paketuara në një arkë që shërben si “punishte” për të dyshuarit, dhjetëra pako te vogla kokaine të shpërndara në adresa të ndryshme, pajisje për paketimin dhe shitjen e kokainës.

Një plantacion kanabisi me një kapacitet prej rreth 600 bimë u zbulua në Verviers si dhe pajisje dhe mbetje plantacionesh në Houffalize dhe Jemeppe.

U sekuestruan 33 automjete me vlerë rreth 300 mijë euro, ndërkohë u kapën dhe 30 mijë euro cash. Pasuritë e konfiskuara nga llogaritë kapin vlerën afro 70,000€.

U sekuestrua edhe një orë Rolex, televizorë me ekran të sheshtë, mallra luksi (mallra lëkure Vuitton, etj.), dokumente false italiane dhe sllovene.

Pas dëgjimeve nga hetuesit, pesë të dyshuar tashmë janë vënë në urdhër-arrest më 20 mars për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

6 të dyshuar të tjerë do të paraqiten më 21 mars në Gjykatën Hetuese për një vendosje të mundshme nën urdhër-arresti.

Ndërkohë, 6 persona po ashtu rezultuan se banonin ilegalisht në Belgjikë Hetimi do të vazhdojë nga Divizioni për Narkotikët i PJF Liège nën autoritetin e gjyqtarit hetues Jean-Marc Mottet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit