-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova “kënaqet” me barazim kundër Andorës, akoma nuk gjejnë fitoren

Kryesoret

Kosova u paraqit mbrëmjen e sotme me ide të qarta për një fitore kundër Andorës për fazën kualifikuese në Euro 2024.

Por ideja për të fituar nuk u realizua me vepra pasi ata u kënaqën me një barazim në “Fadil Vokrri”.

jesa e parë u mbyll pa gola të shënuar. Kosova pati situatën në dorë gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, por krijoi pak raste shënimi.

Ishte Rashica që dha një asist fantastik për Edon Zhegrovën, i cili realizoi në minutën e 59-të të ndeshjes.

Megjithatë, gëzimi i “Dardanëve” zgjati shumë pak, pasi Rosas barazoi shifrat dy minuta më pas me një gol me kokë.

Me këtë barazim, Kosova mbetet ende pa fitore dhe ka dy pikë pas dy ndeshjeve në vendin e tretë.

Në anën tjetër, Andorra merr pikën e parë në këto kualifikime.

Ndeshjet e radhës, Kosova i zhvillon në muajin qershor, ku do të përballet me Rumaninë më 16 qershor në “Fadil Vokrri” dhe tri ditë më vonë udhëtojmë për t’u përballur me Bjellorusinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit