-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA kërkesë për krijimin e një gjykate speciale për sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara kërkuan sot krijimin e një gjykate speciale për të hetuar “agresionin” rus në Ukrainë dhe që do të bazohej “në sistemin gjyqësor ukrainas”.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin krijimin e një gjykate speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës, në formën e një gjykate ndërkombëtare që do të bazohej në sistemin gjyqësor ukrainas dhe do të përfshinte aktorë ndërkombëtarë,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

I njëjti zyrtar tha se Uashingtoni dëshiron që kjo gjykatë të ketë “mbështetje të konsiderueshme ndërkombëtare, veçanërisht nga partnerët tanë evropianë” dhe “idealisht” të jetë me bazë në një vend evropian.

Është hera e parë që Shtetet e Bashkuara, një vend tradicionalisht ngurrues për të bashkëpunuar me gjykatat ndërkombëtare, e ka bërë të qartë se favorizon krijimin e një gjykate të tillë për të gjykuar krimet e kryera pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Kjo ide është gjithashtu mbështetur nga evropianët, të cilët kishin propozuar krijimin e gjykatës që në nëntorin e kaluar.

Pak ditë më parë, Gjykata Penale Ndërkombëtare me bazë në Hagë lëshoi ​​një urdhër-arresti kundër presidentit rus Vladimir Putin për krime lufte, duke e akuzuar atë për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina.

Rusia nuk e njeh juridiksionin e GJNP-së. ICC është përgjegjëse për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Ukrainë, por jo për “krimin e agresionit” të Rusisë në atë vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit