-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi te “Top Channel” ende pa autor/ Lirohet ish-dhëndrri i rojës së vrarë: Ja pse isha në Vlorë!

Kryesoret

Roberto Papçi dhe Agustin Tonaj të cilët u ndaluan një ditë më parë në Vlorë janë liruar nga Drejtoria e policisë së Tiranës. Ndalimi i tyre ndodhi në Vlorës rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës.

Pasi u ndaluan në Vlorë një grup i policisë kriminale shkuan dhe morën dy të rinjtë dhe i sollën në Drejtorinë e Vendore të Policisë në Tiranë. Gjatë seancës së pyetje të dy kanë mohuar përfshirjen apo dijeninë për sulmin tek godina e televizionit kombëtar Top Channel”.

Sulmi te “Top Channel”/ Policia ndalon ish-dhëndrin e viktimës. Ç’ bënte ai në Vlorë në orën 03:00?

Roberto Papçi ka qenë bashkëshorti i vajzës së Pal Kodrës, por prej dy vitesh ata ishin ndarë. Sipas burimeve ndarja nuk ka ndodhur me mirëkuptim për shkak të kujdestarisë së fëmijës që ka çifti.

Ndaj këtyre dy personave janë kryer teste të gjurmës së barutit, apo marrjes së gjurmëve të gishtërinjve. Ndalimi i tyre u krye në Vlorë nga një postbllok policor pak orë pasi ngjarja u regjistrua.

Punonjësit e policisë kanë parë veprime të çuditshme të dy personave dhe për këtë arsye është kryer ndalimi. Gjatë komunikimit Roberto Papçi u ka thënë policisë së Vlorës se ishte në këtë qytet për të blerë një makinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit