-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Posaçme rrëzon Arben Ahmetajn

Kryesoret

Gjyqtari Dhimitër Lara në dhomë këshillimi vendosi që të mos merrte në konsideratë duke rrëzuar pretendimet e avokatëve të Arben Ahmetajt.

Ish-zv/kryeministri pretendonte se kontrolli në vilën në Hamallaj në emër të partneres së tij ishte i paligjshëm, pasi më parë duhet të ishte marrë leje nga parlamenti, pasi është deputet.

Por gjykata e Posaçme e rrëzoi këtë kërkesë duke i dhënë të drejtë SPAK-ut dhe BKH-së.

Pak ditë më parë SPAK sekuestroi dy vila, një të ish-gruas dhe një të partneres së Ahmetajt.

Prokuroria e Posaçme po e heton Ahmetajn për veprat penale që i përkasin dy procedimeve penale, inceneratorin dhe pasurinë, të cilat janë bashkuar në një të vetëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit