-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbështetja për Ukrainën, VOA: Temë diskutimi në takimin e NATO-s

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shkon të hënën në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Takimi pritet të përqendrohet tek mbështetja e qëndrueshme për Ukrainën. Takimi vjen menjëherë pasi parlamenti i Turqisë e ratifikoi anëtarësimin e Finlandës në NATO.

Parlamenti i Turqisë e ratifikoi të enjten kërkesën e Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e uroi Helsinkin për procesin më të shpejtë në historinë moderne të aleancës.

Agresioni rus në Ukrainë shënoi një pikë kthese si për Suedinë, ashtu edhe për Finlandën, duke i shtyrë dy vendet që të heqin dorë nga neutraliteti prej disa dekadash dhe të kërkojnë anëtarësim në NATO.

Javën që vjen Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shkon në Bruksel për të marrë pjesë në takimet e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, ku do të flitet për mbështetjen e vazhdueshme për Kievin. Takimi i fundit i ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s u zhvillua nëntorin e kaluar në Bukuresht të Rumanisë.

Uashingtoni e mbështet fuqishëm anëtarësimin sa më të shpejtë të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Një ekspert i tha Zërit të Amerikës se anëtarësimi i Finladës është fitore e madhe për Helsinkin dhe NATO-n dhe një hap prapa për politikat e presidentit Putin.

Vizita e fundit e udhëheqësit kinez Xi Jinping në Rusi, ka gjasa të jetë një temë diskutimesh në Bruksel. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se blloku po vëzhgon qëndrimin e Pekinit.

Analisti i tha Zërit të Amerikës se është e vështirë të vlerësohet rëndësia e takimit mes Presidentit Putin dhe zotit Xi, por duket se në prapaskenë ka një farë tensioni mes Pekinit dhe Moskës lidhur me mënyrën se si Rusia po e zhvillon luftën./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit