Mbrëmjen e sotme në rrugën “Demokracia”, Paskuqan 2 kanë grabitur një pronar servisi me inicialet Xh. Sh.
Mësohet se nën kërcënimin e armës dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur orën e dorës dhe varësen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.