Krimi në familje tronditi sërish mëngjesin e sotëm në Tiranë. Roland Sinani 43 vjeç vrau kunatën Migena Sinani në dhomën e saj të gjumit.
Ajo kishte dy fëmijë dhe ato momente njërin prej fëmijëve e ka pasur në shtrat. Pasi kreu krimin e rëndë, 43-vjeçari i cili merrte mjekime për shëndetin mendor, ka vrarë veten.
Krimi në Tiranë/ Çfarë e nxiti autorin të vriste natën kunatën e tij 37-vjeçare?
Në momentin e ngjarjes vëllai nuk ka qenë në banesën ku ka ndodhur krimi, pasi punonte taksist. Fqinjët jashtë kamerave shprehen se 43-vjeçari punonte në gomisteri dhe se nuk shkaktonte probleme në lagje.
Britma, plumba dhe vrasje në dhomën e gjumit! Tronditen fqinjët në Tiranë: Jemi shokuar
Sipas tyre, ai ka pësuar një tronditje gjatë kohës që ka qenë ushtar dhe për këtë merrte mjekime.