Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë takimi me serbët e Veriut në Rashkë ka kërkuar reagim urgjent nga BE-ja dhe autoritetet dhe institucionet e tjera në botë që ta ndalin, sipas tij, menjëherë shkeljen e marrëveshjes nga ana e Kosovës, për targa dhe të mundësojnë lëvizjen e papenguar të automjeteve me targa legale Serbia.
Sipas tij, nëse Kosova e refuzon këtë zgjidhje, pala serbe do të kundërpërgjigjet me “masa të forta dhe adekuate politike për të mbrojtur rendin kushtetues”.
Një kërkesë tjetër e tij është ajo për “formimin e pakushtëzuar dhe urgjent të Asociacionit të Komunave Serbe, si parakusht për hapat e mëtejshëm në dialog dhe kthimin e serbëve në institucione”.
“Institucionet e përkohshme janë të obliguara të formojnë Asociacionin ekskluzivisht sipas katër marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel dhe të cilat janë pjesë e planit zbatues që është pranuar në Ohër”, tha Vuçiq.
Pika e tretë e Vuçiq është kërkesa që “forcat policore shqiptare të vendosura ilegalisht në veri të Kosovës të tërhiqen”.
Kërkesa e katërt e Vuçiq është për zgjedhjet.
Ai ka thënë se “shteti i Serbisë nuk mori pjesë në vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por Serbia nuk do ta lërë në baltë popullin e saj dhe nuk do të dalë kundër Listës Serbe, e cila vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje”.