-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj me gjuhën e socialistëve: Berisha shkroi librin e Enverit “Rreziku anglo-amerikan”

Kryesoret

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj sa më shumë afrojnë zgjedhjet aq më tepër agravon gjuhën kundër Sali Berishës. Kur e bëri ministër Drejtësie mbylli sytë, por sot Enkelejd Alibeaj foli me gjuhën e socialistëve duke i kujtuar Sali Berishës fotot që kanë dalë disa vite më parë në media kur ishte pjesë e festave në familjen e diktatorit Hoxha në Bllok.

Por jo vetëm kaq, Alibeaj ka shkuar më tej kur tha se nuk do të ishte e pa mendueshme që librin “Rreziku anglo-amerikan” për Shqipërinë të Enver Hoxhës ta kishte shkruar Sali Berisha në atë kohë.

Foto që qarkullojnë publikisht tashmë e që nuk i përgënjeshtron as ai vet. Ka qenë një bashkëpunëtor që e ftonin të merrte pjesë madje në ditëlindjet e familjes së ngushtë të Enver Hoxhës. Kush nuk i ka parë ato foto?

Dhe merrte pjesë madje, merrte pjesë me buzëqeshje, me gëzim në eventet e familjes së diktatorit. Dihet madje që diktatori Enver Hoxha nuk i shkruante vet librat e tij, ia shkruanin të tjerët.

Ia shkruanin njerëz të devotshëm, njerëz që e kishin shfaqur talentin për të bërë propagandën e regjimit në gazetat dhe revistat e kohës. Njerëz të cilët ishin shumë të besuar.

Njerëz shumë të afërt dhe ata të afërtit që mund t’i ftoje edhe në ditëlindjet dhe eventet e diktatorit. Unë nuk kam fakte në fakt që librat ia ka shkruar Sali Berisha Enver Hoxhës.

Enver Hoxha vetëm shkruante emrin në librat që ai i botonte, por ama duke parë se çfarë flet dhe çfarë bën tani, kundër aleatëve tanë perëndimorë, kundër vlerave euro-atlantike, për mua nuk do të ishte e pamendueshme që “rreziku anglo-amerikan” për Shqipërinë ta kishte shkruar edhe Sali Berisha në atë kohë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit