Ish-kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka replikuar me Sali Berishën, që sot e akuzoi se i shërbeu Edi Ramës deri në fund me përçarjes e opozitës dhe tani dha dorëheqjen duke përmbushur misionin.
Deputeti demokrat shkruan në një postim në Facebook se Sali Berisha ishte i përjashtuari i madh i zgjedhjeve të 14 Majit. I kujton edhe djalin, Shkëlzen Berishën.
“Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale.
I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt! Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij.
Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka.
Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta..” shkruan ai.
Gjen alibinë e re për disfatën, Berisha: Vetëm me “AliBashën” nuk negocioj