Marrëveshja e korridorit të drithit të Detit të Zi, e cila do të skadonte më 18 maj, u zgjat edhe për dy muaj të tjerë, njoftoi sot presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
“Me përpjekjet e vendit tonë, mbështetjen e miqve tanë rusë dhe kontributin e miqve tanë ukrainas, u vendos që të zgjatet marrëveshja e korridorit të drithit të Detit të Zi për dy muaj të tjerë”, tha Erdoğan.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka vonuar për t’i njohur meritat presidentit turk që po përgatitet për balotazhin, pasi nuk mundi të fionte në raundin e parë zgjedhjet Presidenciale.
I welcome the renewal of the Black Sea Grain Initiative for another two months. I reiterate my congratulations to @RTErdogan for his crucial role. Ensuring an uninterrupted vital supply of grain to the world markets is of critical importance to ensuring food security worldwide. pic.twitter.com/9rQUrPkJBh
— Edi Rama (@ediramaal) May 18, 2023
“Unë mirëpres rinovimin e Iniciativës së Drithit të Detit të Zi edhe për dy muaj të tjerë. Unë përsëris urimet e mia për @RTerdogan për rolin e tij vendimtar. Sigurimi i një furnizimi të pandërprerë jetik me drithëra në tregjet botërore është me rëndësi kritike për sigurimin e sigurisë ushqimore në mbarë botën” shkruan Rama për mikun e tij.